Francë, dëbohet gazetari iranian

26/03/2011 10:00

Qeveria franceze ka dëbuar nga vendi shefin e zyrës së korrespondencës së radio-televizionit shtetëror iranian, IRIB, në Paris.

Lajmin e bën të ditur vetë IRIB, i cili saktëson se gazetari Kamran Najafzadeh është kthyer tashmë në Teheran.

Masa ndëshkuese është marrë nga qeveria e Parisit pasi më 11 mars autoritetet iraniane dëbuan nga Teherani një gazetar të agjencisë AFP, Jay Deshmukh, pa dhënë sqarime zyrtare.

Top Channel