F1 Australi, Vettel në pole position

26/03/2011 08:30

Është Sebastian Vettel ai që ka kapur pole position-in e parë të Botërorit 2011 të Formula 1. Në provat zyrtare në Melbërn piloti i “Red Bull” ka qenë më i shpejti.

Pranë tij do të niset “McLaren” i Lewis Hamilton. Nga “Ferrari” Fernando Alonso do të niset nga vendi i pestë, ndërsa Felipe Massa është i teti.

Dominimi i “Red Bull” është shfaqur që në provat e fundit të lira. Në cirkuitin e Albert Park, kampioni i botës me një shpejtësi super 1’24”507 la pas shokun e skuadrës Mark Webber, i treti me 1’25”507.

Koha e dytë më e mirë ishte për Hamilton, i cili arriti të dilte para “shigjetës së argjendtë” të drejtuar nga Jenson Button.

Performanca tjetër më e mirë ishte ajo e “Renault”, e drejtuar nga rusi Vitaly Petrov, menjëherë pas “Ferrarit” të Fernando Alonso, që kapi kohën 1’26”121.

Michael Schumacher me “Mercedes” arriti të zinte vetëm vendin e 11-të.

Nesër në garën e parë të kampionatit do të mbahet një minutë heshtje në nder të viktimave të tërmetit dhe tsunamit që goditën Japoninë.

Top Channel