Ballsh, kapet vrasësi i 42-vjecares

26/03/2011 14:55

Policia e Fierit ka ndaluar autorët e shpërthimit të djeshëm në hyrje të një banese, në lagjen Gllacvanicë të qytetit të Ballshit, ku gjeti vdekjen një grua 42-vjecare.

Autori i ngjarjes është shtetasi Aleksandër Doko, 19 vjec, nga qyteti i Selenicës në Vlorë. Sipas dëshmitarëve, gruaja u godit rëndë nga shpërthimi lëndës plasëse sapo hapi derën e jashtme të banesës së saj.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm gruaja dhe vajza e saj e vogël. Sipas policisë, krimi është kryer për motive të dobëta.

Së bashku me Aleksandër Dokon janë arrestuar edhe Xhuljano Lamaj, 19 vjec, banues në qytetin e Ballshit dhe Ertion Calaj, 18 vjec, banues në fshatin Klos të rrethit Mallakastër. Sipas policisë, te dy këta të rinj akuzohen për moskallëzim të krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA