B.Fildishtë, një milion shpërngulur

26/03/2011 08:25

Deri në një milion njerëz mund të jenë larguar nga shtëpitë e tyre në Bregun e Fildishtë, si rrjedhojë e dhunës që pasoi zgjedhjet e shumëdebatuara, bëri të ditur një Agjensi e OKB-së.

UNHCR lajmëroi sot se një pjesë e mirë e lagjeve të kryeqytetit Abixhan është e shkretuar, si rrjedhojë e përplasjeve të armatosura të regjistruara gjatë javëve të shkuara.

Agjensitë humanitare nuk kanë mundur të mbërrijnë në perëndimin e gvendit, ku forcat besnike të presidentit Laurent Gbagbo kanë rënë në duart e rebelëve, pas luftimeve.

Situata humanitare në vendin më të madh eksportues në botë të kokosit është dramatike, pasi përveç refugjatëve, luftimet dhe revoltat kanë paralizuar krejtësisht ekonominë, duke lënë miliona të tjerë të rrezikuar nga uria apo etja.

Bregu i Fildishtë konsiderohej si një “oaz” paqeje në një rajon të trazuar deri në vitin 2002, kur një luftë civile ndodhi. Paqja u rivendos në 2003-n dhe ajo zgjati deri në nëntor 2010, kur presidenti Laurant Gbagbo nxorri trupat ushtarake në rrugë për të ruajtur pushtetin me dhunë, pas humbjes në zgjedhje ndaj rivalit Alaissane Ouattara.

Top Channel