Siri, lirohen “militantët”

25/03/2011 02:35

Televizioni shtetëror në Libi njoftoi lirimin e të gjithë të arrestuarve gjatë protestave të fundit.

Masa u ndërmor pas deklaratës së presidentit, Bashar al Assad i cili u premtoi protestuesve reforma të thella që do të cojnë drejt demokratizimit vendin.

Protestat e dhunshme që kanë përfshirë ditët e fundit Sirinë, zyrtarisht kanë shkaktuar 16 viktima, ndërkohë që shoqata e burime informative joshtetërore flasin për shifër shumë herë më të lartë.

Top Channel