Pushteti, tërheqësi më i madh për meshkujt

25/03/2011 17:15

Fuqia është shndërruar në një prej tërheqësve më të fuqishëm seksualë për meshkujt e shekullit të XXI, zbuloi një anketë e publikuar ditën e sotme.

Një kompani amerikane arriti në përfundimin se aq i fuqishëm është bërë tundimi për të shtënë në dorë një grua të fuqishme, sa që aparanca fizike, aspekti më i rëndësishëm për meshkujt, rrezikon të kalojë në rendin e dytë.

Sipas ekspertëve, një tendencë e tillë rrezikon të përmbysë tendencat e zakonshme të një lidhjeje, ku meshkujt kanë një rol tradicional më dominues.

Studimi i kryer nga kompania e lojrave “Eletronic Arts”, arriti në përfundimin se 66% e meshkujve tërhiqen nga femrat në karrierë dhe i kushtojnë shumë rëndësi statusit të partneres së tyre, ndërsa kjo shifër rritet në 71% midis meshkujve 30-34 vjeç.

Vetëm 18% e meshkujve kërkojnë një partnere që të ketë mbi të gjitha një sens të zhvilluar humori, 14% duan një femër që mund t’i dalë në mbrojtje dhe spontaniteti vlerësohet nga vetëm një në dhjetë meshkuj.

Megjithatë, nëse pushteti dhe aparenca fizike do të kombinoheshin së bashku, atëherë do të ishte një bashkim perfekt për çdo mashkull. Jo më kot, “vajza të këqija” si Angeline Jolie apo Megan Fox janë në majën e preferencave.

Sondazhi i “Eletronics Arts” u përqendrua edhe tek njerëzit e suksesshëm, ndërsa njerëzit votuan për të preferuarit e tyre të seksit të kundër.

10 meshkujt e njohur më tërheqës në botë
1. Colin Farrell
2. Gerard Butler
3. Robbie Williams
4. Jude Law
5. Jonathan Rhys Meyers
6. Jose Mourinho
7. Russell Brand
8. Christian Bale
9. Danny Dyer
10. Simon Cowell

10 femrat e njohura më tërheqëse në botë
1. Angelina Jolie
2. Megan Fox
3. Christina Aguilera
4. Charlotte Church
5. Sienna Miller
6. Lily Allen
7. Lindsey Lohan
8. Britney Spears
9. Paris Hilton
10. Nicole Richie

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA