Një grup banorësh të komunës Nikel dhe pronarë të punishteve të përpunimit të drurit protestuan për mungesën e energjisë elektrikle, duke bllokuar për disa minuta rrugën nacionale.
Protestuesit drejtoheshin nga kryetari komunës së tyre.
“Janë biznese që po shkojnë drejt falimentimit sepse të gjithë po punojnë me gjenerator. Kjo nuk është një protestë politike, por një kërkesë e thjeshtë për energjinë elektrike”, deklaroi një prej protestuesve.
Ata ankohen se energjia vjen me tension të ulet dhe kjo i detyron që të vijojnë punën vetëm duke përdorur gjeneratorët.
“Pse nuk i bien dritat, për arsye politike? Ne paguajmë për naftë. Kur bëjnë fushatë bëjnë qindra premtime”, u shpreh një tjetër.
Policia ka ndërhyrë menjëherë duke larguar protestuesit nga rruga për të vijuar lëvizjen e automjeteve.
Top Channel