Messi: Më mungon Kupa e Botës

25/03/2011 13:05

Lionel Messi mendon se ka qenë shumë me fat që ka fituar aq shumë tituj me Barcelonën dhe se i mungon vetëm Kupa e Botës me Argjentinën.

“Më mungon trofeu me kombëtaren time, por e di që do vijë dita kur do e fitoj. Botërori është ëndrra ime. Kam pasur fatin të fitoj gjithçka me klubin dhe më mungon vetëm një fitore me përfaqësuesen”, u shpreh Messi gjatë qëndrimit të tij në SHBA, ku Argjentina do të luajë një miqësore.

“Ka shumë lojtarë argjentinas që janë të jashtëzakonshëm, por fatkeqësisht nuk kemi fituar ende”, përfundoi ylli i Barcelonës.

Top Channel