Libia, NATO merr kontrollin e ndalim-fluturimit

25/03/2011 02:00

Ashtu sikundër ishte parashikuar, NATO ka marrë komandën e operacioneve për kontrollin e zbatimit të rezolutës 1973 të KS për zonën e ndalim-fluturimit mbi qiellin e Libisë.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen tha se NATO do të veprojë për të mbrojtur civilët kundër regjimit të Gedafit.

Marrëveshja mes vendeve anëtarë është arritur pas përfundimit të një takimi të Këshillit të Atlantikut në Bruksel mbrëmjen e së enjtes, sic kërkoi Turqia dhe Franca, duke privuar Aleancën nga roli politik i saj.

Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe ofruan 12 avionë luftarakë për t’iu bashkuar forcave të koalicionit ndërkombëtar në sulmet mbi Libinë.

Top Channel