Libi, rebelët hyjnë në Adjabiya

25/03/2011 23:40

Pas luftimesh të ashpra me të besuarve të Gedafit dhe rebelëvë, forcat rebele kanë hyrë në qytetin e Adjabiya në Libi.

Lajmi njoftohet nga tekevizioni arab, Al Jazeera i cili citon dëshmitarë nga qyteti libian. Al Jazeera raporton se luftime të ashpra kanë ndodhur në këtë qytet mes forcave besnike të Gedafit, të cilat kontrollonin qytetin, dhe rebelëve të mbërritur nga lindja. Raportohet gjithashtu se dhjetra ushtarë të Gedafit janë zënë rob pas hyrjes në qytet të rebelëve.

Ndërkohë, në Misurata janë regjistruar të tjera viktima nga bombardimet e forcave të Gedafit. Mes viktimave ka edhe fëmijë.

Top Channel