Ibra kthehet pas derbit, reduktohet dënimi

25/03/2011 18:30

Komisioni i Disiplinës së Federatës Italiane të futbollit vendosi të reduktonte në dy javë nga tre pezullimin e Zlatan Ibrahimovic, por ai do të mungojë gjithsesi në derbin përballë Interit.

Sulmuesi suedez, i cili vuajti në humbjen me Palermon javën e parë të pezullimit, do të jetë në gjendje të kontribuojë në luftën për titull të Milanit duke nisur që nga ndeshja me Fiorentinën.

Ibrahimovic u përjashtua me karton të kuq në barazimin me Barin, pasi goditi me grusht në stomak mbrojtësin barez, Marco Rossi.

Top Channel