Hetim studentëve me dëftesa falso

25/03/2011 17:30

Shtatë persona të regjistruar për të ndjekur studimet në Universitetin Aleksandër Xhuvani janë vënë nën hetim nga drejtoria e policisë së Elbasanit, pasi ata rezultojnë të kenë paraqitur dokumenta të falsifikuara të shkollës së mesme.

Hetimi, i nisur nga sektori kundër krimit ekonomiko-financiar, realizoi operacionin e koduar me emrin “Studenti” në fund të të cilit ka nisur procedimi penal ndaj 7 personave nga qytete të ndryshme.

Ata janë marrë në pyetje për të mësuar origjinën e dokumentave të falsifikuara, ndërsa policia pritet të ndalojë edhe personat që i kanë falsifikuar ato.

Të gjithë akuzohen për veprën penale të falsifikimit të dokumentave shkollore, parashikuar nga neni 187 i Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA