F1, Schumaker: I kënaqur nga Mercedesi im

25/03/2011 20:40

Shtatë herë kampioni i botës në Formulën 1, Michael Schumaker, u shpreh shumë i kënaqur nga vendi i tij i gjashtë në provat e ditës së sotme në Australi, gara inaguruese e Botërorit.

”Ndjesitë e mia të para nga sezoni 2011 janë shumë pozitive. Kemi mësuar shumë nga sezoni i shkuar dhe jemi pak a shumë atje ku syninim të gjendeshim në këtë moment, edhe pse kishte shumë erë dhe kjo e bëri më të vështirë pilotimin”, deklaroi gjermani.

Schumaker, i cili është vlerësuar si një kandidat i mundshëm për titull pas provave të mira të Mercedes-it në testimet dimërore, theksoi se duhet të rregullohen edne disa detaje, por përgëzoi gomat Pirelli, të cilat sipas tij kanë funksionuar shumë mirë.

Top Channel