David Beckham, sërish kapiten i LA Galaxy

25/03/2011 10:10

Përplasjet me shokët e ekipit dhe dyshimet mbi angazhimin e plotë të tij ndaj skuadrës janë lënë pas dhe David Beckham ka rimarrë sërish shiritin e kapitenit të ekipit Los Angeles Galaxy, edhe pse përkohësisht.

Mesfushori anglez do të udhëheqë ekipin që militon në MLS (kampionatin amerikan të futbollit) ndaj Real Salt Lake të shtunën në mbrëmje, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të kampionatit.

Beckham mori shiritin kur u transferua në SHBA në vitin 2007, por iu hoq më 26 tetor të vitit 2008 për shkak se Landon Donovan, kapiteni aktual, e kritikoi vendimin e anglezit për të qëndruar më shumë kohë në Europë për të luajtur futboll në formë borxhi.

Becks do të mbajë shiritin sepse Donovan është i grumbulluar me përfaqësuesen e SHBA-së për ndeshjen miqësore të së shtunës ndaj Argjentinës.

Top Channel