Çrregullimi, disave u mjaftojnë 4 orë gjumë

25/03/2011 17:55

Shumica e njerëzve do të ndiheshin tepër të lodhur fizikisht dhe të përgjumur nëse do të flinin rregullisht nga 4-5 orë çdo natë, por për disa të tjerë kjo është shndërruar në një normë të zakonshme.

Siç bënte të ditur sot revista italiane “Focus”, disa njerëz kanë pësuar një mutacion gjenetik, i cili i lejon të jenë aktivë dhe të arrijnë të njëjtin relaksim në gjysmën e orëve të gjumit të një njeriu normal.

I identifikuar me emrin HDEC2, gjeni është përgjegjës për aktivitetin e gjumit të njerëzve, por ndryshe nga shumë çrregullime, ky problem është i mirëpritur për shumë persona, aq sa në kushte laboratorike po përpiqet të krijohen mënyra për të krijuar vetë këtë lloj çrregullimi.

Në mënyrë paradoksale, pasja e këtij geni do të lejonte personat që të jetonin më gjatë, pasi në vitet e jetës së tyre do të kishte më shumë kohë efektive, pra jo të shpenzuar në gjumë. Llogaritet se njerëzit kalojnë 1/3 e jetës së tyre duke fjetur.

Në histori njihen disa raste të personave të njohur që kanë patur këto lloj çrregullimi, me Leonardo da Vinci, Margaret Thatcher dhe Giulio Andreotti që janë disa prej këtyre rasteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA