Sneijder: Interi kalon në krye pas derbit

24/03/2011 19:25

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, deklaroi se pritja përpara derbit përcaktues për titullin është pjesa më e vështirë, edhe sepse është i bindur që pas tij zikaltërit do të ngjiten në vendin e parë në Serinë A.

”Do të kisha preferuar të luanim këtë të shtunë dhe jo pas 10 ditësh, sidomos pasi ky është një moment ku skuadra është e mbushur me entuziasëm. Për fat të keq, ky është kalendari dhe nuk mund ta ndryshojmë. Më vjen keq, pasi duhet të qëndrojmë disa ditë më shumë në vendin e dytë”, deklaroi Sneijder, i mbushur me besim.

”Milani mund të jetë në krye të renditjes, por nuk jam aspak dakord me ata që e shohin favorit”, vazhdoi holandezi në “Corriere dello Sport”, “Unë kam shumë besim tek Interi dhe jam i sigurt që do të fitojmë kampionatin. Ky titull do të jetë më i bukur, pasi kemi qëndruar pas gjithë sezonin, por gjithmonë kemi besuar se mund t’ia dilnim mbanë”.

Top Channel