Trupi i 39-vjeçarit u gjet i copëtuar në një apartament në Torino, 26-vjeçari pranon vrasjen: E vrava pa dashje pas një sherri
Rusia dhe SHBA do të kryejnë shumë shpejt testime anti-stres në të gjithë centralet e tyre atomike.
Lajmin e bëri të ditur Sergei Kirienko, drejtuesi i “Rosatom”, Agjensisë Ruse për Energjinë Bërthamore.
Gjatë një takimi me përfaqësuesit e industrisë nukleare amerikane dhe me përfaqësuesit e Ambasadës Ruse në Uashington, Kirienko theksoi se dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtësisht në këtë drejtim.
Kooperimi do të konsistojë në kontrollimin e standarteve teknike dhe bashkëpunimit reciprok të ekspertëve.
Dëmtimi dhe rrezatimi i shkaktuar nga centrali i Fukushimës në Japoni, pas tërmetit nëntë ballë që goditi vendin, ka krijuar një valë shqetësimi botëror, për gjendjen e sigurisë bërthamore në shtetet që mbështeten në këtë formë energjitike.
Top Channel