Portugali, bie qeveria

24/03/2011 03:50

Kryeministri portugez, Hoze Sokrates ka dhënë dorëhqejen pasi parlamenti vendas rrëzoi projektbuxhetin e paraqitur nga qeveria e tij ku parashikoheshin shkurtime drastike, këshilluar këto edhe nga BE,  për të dalë nga kriza financiare që ka përfshirë vendin.

Kriza, tha ai, mund të ketë pasoja të paimagjinueshme për vendin. Sokrates më tej akuzoi pesë partitë e opozitës të cilat votuan të gjitha së bashku kundër, sic tha ai, planit për rritjen e stabilitetit financiar të vendit, dhe se në këtë mënyrë provokuan një krizë në një kohë të gabuar, në mënyrë të panevojshme dhe që mund të shmangej.

Sokrates për muaj me radhë, në bashkëpunim me Bashkimin Europian hartoi planin e shkurtimit të deficitit buxhetor që ka përfshirë vendin. Tashmë me dorëheqjen e tij, vendi pritet t’u drejtohet zgjedhjeve brenda pak muajve.

Top Channel