PE përjashton Severin

24/03/2011 00:55

Eurodeputeti rumun Adrian Severin u përjashtua dje me votë unanime nga grupi i majtë i Parlamentit Europian.

185 socialdemokratët dënuan në mbledhjen e grupit tre eurodeputetët e akuzuar për korrupsion nga gazeta “Sunday Times”.

Ndërsa Ernst Strasse dhe Zoran Thaler dhanë menjëherë dorëheqjen pas publikimit të skandalit në gazetën britanike, ish-zevendësKryeministri rumun Adrian Severin refuzoi të lëshonte mandatin e eurodeputetit.

Ai dha dorëheqje vetëm nga pozicioni i nënkryetarit të grupimit të majtë si dhe vetëkufizoi përkohësisht mandatin e tij si eurodeputet.
 
“Ne vendosëm qartë se nuk ka më vend në Grupin e Socialistëve dhe Demokratëve për zotin Severin dhe i kërkojmë atij të largohet nga Parlamenti Europian. Pas evidencave të dhena nga “Sunday Times”, në ato kaseta vihet re dhe per ne është mëse e qartë se, pavarësisht hetimit të Parlamentit Europian, përgjegjësia morale e politike e ish-kolegut tonë duhet të cojë në të njëjtën pasojë, sic vepruan dhe kolegët e grupeve të tjera. Zoti Severin duhet të largohet nga Parlamenti Europian”, deklaron, Martin Schulz, president i Grupit Socialdemokrat në PE.

Në rast se Severin nuk jep dorëheqjen si eurodeputet, atëherë largimi i tij mund të bëhet sipas procedurës nga Parlamenti Europian ose nga partia që e kandidoi atë në vendin e origjinës për zgjedhjet e fundit europiane.

Përgatiti: Arta Tozaj

Top Channel