Pato: Do jem ndaj Interit

24/03/2011 12:50

Pato nuk do të mungojë në derbin Milan-Inter, edhe pse ka një dëmtim në kavilje që e detyron të bëjë sesione fizioterapie.

“Dua të luaj ndaj Interit. Tani do të vizitohem nga mjekët e kombëtares braziliane dhe në derbi do të jem në fushë. Tifozët e Milanit duhet të rrinë të qetë. Jemi në vend të parë dhe do të bëjmë një ndeshje të madhe”, u shpreh sulmuesi brazilian.

Në fund, 21-vjeçari lëshoi një mesazh për dy brazilianë të cilët janë në qendër të merkatos: “Kaka’ dhe Ganso janë të mirëpritur tek Milan.”

Top Channel