Pasaportat biometrike, hapet zyra në Athinë

24/03/2011 14:05

Hapet zyra e parë për aplikimin për pasaporta biometrike shqiptare në Athinë. Për përurimin e zyrës ka qenë i pranishëm zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni.

Ndërkohë që janë shënuar 10 aplikuesit e parë emigrantë për pasaporta.

Më 28 mars pritet të hapet edhe zyra në Selanik.

Karta kur aplikohet në Greqi kushton 10 euro, ndërsa pasaporta 108 euro.

Top Channel