Opozita regjistrohet për zgjedhjet

24/03/2011 12:05

Partia Socialiste dhe aleatët e saj paraqitën kerkesën zyrtare për regjistrimin në zgjedhjet e 8 majit për pushtetin vendor.

Koalicioni opozitar do të paraqitet me emrin “Aleanca për të Ardhmen” dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve diskuton tani edhe këtë çështje.

Lista e koalicionit të PS-së me aleatët përfshin 24 parti, por mes të cilëve mungon PBDNJ.

Mësohet se mes Partisë Socialiste dhe partisë së drejtuar nga Vangjel Dule nuk është arritur marrëveshja për shkak të përplasjes për zgjedhjet në Himarë.

Socialistët nuk pranojnë që të mbështesin në këtë bashki, kandidimin e Vasil Bollanos dhe për këtë arsye ata kanë vendosur që të rikandidojnë ish kryetarin e Bashkisë së Himarës para zgjedhjes së Bollanos në këtë post.

Në listën e koalicionit opozitar ka edhe parti të djathta të cilat kanë pranuar të mbështesin kandidatët socialistë në zgjedhjet vendore.

Top Channel