Libi, rebelët kundërshtojnë ndërhyrjen tokësore

24/03/2011 21:35

Përfaqësuesit e rebelëve në Libi deklaruan se janë kundër ndërhyrjes së trupave tokësore të NATO-s, për të rrëzuar qeverinë e Gaddafi-t.

Zëdhënësi i ushtrisë revolucionare libiane, Ahmed Beny, deklaroi se furnizimi me armë do të jetë i mjaftueshëm për luftëtarët, të cilët duan të fitojnë vetë këtë “betejë” për vendin e tyre.

”Nderi ynë nuk na lejon që të kemi ushtarë të huaj në territorin tonë. Ndërhyrja tokësore e NATO-s në Libi është një mundësi jo reale”, deklaroi Beny. “Ajo që kemi nevojë janë armët. Jemi duke u përballur me tanqet e ushtrisë së Gaddafi-t pa patur armë anti-tank”.

Top Channel