Libi, pritet bombardimi i televizionit shtetëror

24/03/2011 20:05

Burime nga Libia paralajmëruan për mundësinë e bombardimit të ndërtesës së televizionin shtetëror gjatë mbrëmjes, raportoi BBC.

Televizioni dhe radio kombëtare i ka shërbyer kolonelit Gaddafi si një instrument i rëndësishëm i propagandës gjatë ditëve të fundit. Godina ndodhet në një zonë qëndrore të kryeqytetit Tripoli.

Ndërkohë, një mjek konfirmoi se numri i të vdekurve në javën e fundit të luftimeve në Misrata është 109. Shumë prej tyre kanë plagë të shkaktuar nga një plumb i vetëm, pas gjuajtjes me snajpera.

Top Channel