Libi, komanda do të kalojë në duart e NATO-s

24/03/2011 21:05

Komanda e sulmeve ndaj Libisë do të zhvendoset nga SHBA tek NATO në fillimin e javës së ardhshme, bënë të ditur për mediat ndërkombëtare “burime të besueshme” nga selia e Alencës, në Bruksel.

Zhvendosja e operacioneve në kuadrin e NATO-s ishte kërkuar më parë nga vetë Uashingtoni, por është kundërshtuar nga Franca dhe Turqia, nga frika se reputacioni jo i mirë i aleancës në vendet arabe do të dëmtonte bashkëpunimin me ta.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, kërcënoi Libinë me masa më të rënda nga ato që përballet, nëse nuk ulet së shpejti në tavolinë për të negociuar armëpushimin.

Ai theksoi edhe se nuk ka asnjë shenjë për pasjen e ndonjë vullneti politik për të respektuar ndërprerjen e veprimeve ushtarake, të deklaruara disa ditë më parë.

Top Channel