Libi, Britania kërkon angazhimin e NATO-s

24/03/2011 15:10

NATO duhet të marrë kontrollin e operacioneve në Libi sa më shpejtë që të jetë e mundur, deklaroi Ministri i Jashtëm i Britanisë, William Hague.

Ai shtoi se avionët ushtarak britanikë kanë marrë “pjesë aktive” në imponimin e zonës së ndalim-fluturimit në Libi, gjatë ditëve të fundit.

Pavarësisht përpjekjeve të koalicionit, Hague pranoi se forcat e Gaddafi-t vazhdojnë të kryejnë “akte të padëgjuara mizorie, të cilat zhysin edhe më shumë në turp regjimin”.

Britania dhe Franca ishin vendet kryesore që këmbëngulën për ndërhyrjen në Libi.

Aktualisht, ndërhyrja në Libi është vendosur nën komandën e ushtrisë amerikane, por Uashingtoni më parë dhe Londra zyrtare kanë bashkuar zërat në kërkimin e kalimit të udhëheqjes në kuadrin e NATO-s.

Top Channel