Inter-Milan, derbi edhe në merkato

24/03/2011 19:40

Inter-Milan do të jetë derbi që do të zhvillohet pas disa ditësh, për ndërkohë, një tjetër derbi është duke u zhvilluar prej muajsh nga dy skuadrat e të njëjtit qytet në merkaton e futbollistëve.

Ganso, i konsideruar si talenti më i madh i futbollit brazilian është “qershia mbi tortë” që skuadrat duhet të përfshinë në skuadrat e tyre të sezonit të ardhshëm. Shanset e të dy skuadrave për të realizuar këtë blerje duken të barabarta.

Megjithatë, strategjia për të arritur tek 18-vjeçari do të jetë e ndryshme. Ndërsa Moratti do të bisedojë fillimisht me kompaninë Dis, e cila zotëron 45% të kartonit të lojtarit, Milani do të negociojë me Santosin, që zotëron 45% tjetër.

Për këtë arsye, pritet që përcaktues të jetë vetë vullneti i lojtarit, me babain e tij që zotëron pjesën e mbetur të kartonit (10%).

Pas Ibrahimovic, një tjetër ish-interesit mund të “zbarkojë” në Milanello, sulmuesi Mario Balotelli. Kuqezinjtë duket se kanë kohë që bisedojnë me Manchester City për këtë mundësi, por Massimo Moratti duket i gatshëm t’i përgjigjet “me të njëjtën monedhë”, duke bërë të tijin mesfushorin Andrea Pirlo, në fund kontrate.

Ndërkohë, një tjetër futbollist që i bën të ëndërrojë të dy klubet është Kaka, i cili mund të ngjallë një tjetër luftë të fortë në merkato. Ndonëse vetë futbollisti do të preferonte rikthimin tek Milani, Interi beson se Leonardo mund t’a bindë që të “tradhëtojë” ish-fanellën e tij.

Të tjera beteja që mund të verifikohen midis Milanit dhe Interit janë ato për kartonat e Montolivos e Kuckas. Kuqezinjtë mund të përfitojnë nga marrëdhëniet e mira me Genoan dhe të bëjnë të tyrin sllovakun, ndërsa zikaltërit duken më të avantazhuar për mesfushorin e Fiorentinës.

Top Channel