Fukushima, dy të shtruar nga rrezatimi

24/03/2011 08:55

Dy punëtorë në impiantin berthamor “Daiici” të Fukushimas, në Japoni, janë shtruar në spital si pasojë e ekspozimit ndaj niveleve të larta të rrezatimit.

Ata po punonin për të vënë në punë sistemin e ftohjes në reaktorin 3, i dëmtuar pas tërmetit prej 9 ballësh që goditi vendin më 11 mars.

Disa punëtorë kanë patur proleme shëndetësore në central, një tregues i vështirësisë së detyrës së tyre.

Ndërkohë, nivelet e rrezatimit në ujin e pijshëm në Tokio kanë rënë, por të larta mbeten në zona të tjera në veri të Japonisë.

Agjencia e Sigurisë Bërthamore në Japoni tha se dy punëtorët janë plagosur kur këmbët e tyre prekën ujë të kontaminuar, ndërsa po vendosnin kabllot elektrikë në turbinën e reaktorit 3.

Nivelet e rrezatimit ishin 170 apo 180 Miliziviert, më e ulët se nivelet maksimale të lejuara për punëtorët, prej 250 Miliziviert. Për gjendjen e tyre nuk është mësuar ende.

Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Jukio Edano tha se situata është kritike. Numri zyrtar i viktimave të termetit që pasoi me tsunami ka arritur në 9523 të vdekur dhe mbi 16 mijë të tjerë rezultojnë të humbur.

Top Channel