Franca rrëzon avionin ushtarak libian

24/03/2011 15:55

Avionë gjuajtës francezë rrëzuan avionin e parë të forcave libiane, në incidentin e parë të kësaj natyre që prej imponimit të një zone ndalim-fluturimi nga koalicioni perëndimor, informoi pak më parë BBC.

Incidenti ndodhi pranë qytetit të rrethuar perëndimor të Misratës. Shumica e avionëve ushtarakë libianë nuk kanë patur shansin të luftojnë në ajër, pasi janë shkatërruar në tokë nga qindra predhat e lëshuar nga avionët bombardues apo raketat “Tomahawk”.

Një ditë më parë, një zyrtar i lartë i ushtrisë britanike bëri të ditur se forcat ajtore libiane nuk janë më në gjendje të luftojnë, pasi pesë ditët e bombardimeve kanë shkatërruar tërësisht çdo kapacitet të këtij lloji.

Top Channel