Berluskoni: Ndalni me cdo kusht klandestinët

24/03/2011 03:05

Kryeministri italian, Silvio Berluskoni ka kërkuar përdorimin e të gjitha mjeteve të nevojshme për të ndalur nisjen e emigrantëve klandestinë nga zonat e trazuara të Afrikës Veriore drejt brigjeve italiane.

E ndodhur tashmë përballë dyndjeve të emigrantëve, kryesisht nga Tunizia dhe Libia, Italia duket se do të përpiqet të ndalojë fenomenin që në nisje, pikërisht në brigjet mesdhetare afrikano-veriore.

“Le t’u blejmë të gjita barkat e skafet, t’u heqim të gjitha instrumentet që ata përdorin për të mbërritur në brigjet tona, ose të dërgojmë një forcë joushtarake. Nisja e emigrantëve, sidomos nga Tunizia duhet të ndalet me cdo kusht”, tha Berluskoni.

Autoritetet italiane për këtë qëllim kanë kontaktuar autoritetet tuniziane për të arritur një marrëveshje për cështjen e emigracionit.

Top Channel