
Futbolli anglez është përgëzuar prej kohësh për avantazhet e tij dhe njëri prej tyre është pa dyshim edhe pasja e stadiumeve fare pranë fushës, të cilat lejojnë spektatorët të shohin nga fare pranë idhujt e tyre në veprim.
Megjithatë, stadiumet kaq pranë fushës kanë edhe aspektet e tyre negative, siç është në gjendje të dëshmojë një tifoze e vogël e Manchester United.
Në ndeshjen e fundit të Premier League, një gjuajtje e rivalëve të United përfundoi ngjitur me portën, por topi pasi preku tokën, goditi drejt e në fytyrë vajzën e vogël pas rrjetës.
Ndërsa tifozët e United brohoritën të çliruar që topi përfundoi jashtë, pak vunë re vajzën që shpërtheu në lot dhe u qetësua vetëm pas disa minutësh nga nëna dhe babai që i qëndronin pranë.
Me siguri, në ndeshjen tjetër të Manchester-it, e reja do të këmbëngulë që prindërit e saj të blejnë një biletë në tribunën kryesore të “Old Trafford”, larg zonës ku spektatorët goditen rregullisht nga topat.
Top Channel