Turqia paralajmëron “keqdashësit” e Libisë

23/03/2011 16:30

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gul, paralajmëroi forcat e koalicionit që kanë ndërhyrë në Libi se ndjekja e çdo axhende të mundshme të fshehtë do të ishte e rrezikshme.

Pa përmendur emra shtetesh, Gul deklaroi se dukej qartë se disa vende pjestare të koalicionit po e përdorin këtë konflikt “për të treguar muskujt e tyre”. Megjithatë, ai iu bashkua korrit të liderave perëndimorë, ndërsa i bëri thirrje Gaddafi-t që të japë dorëheqjen.

”Disa prej atyre që deri dje ishin shumë pranë diktatorit Gaddafi dhe fitonin përfitime prej tij, sot duan të tregojnë një forcë të tepruar ndaj vendit të tij, duke krijuar kështu dyshime për qëllimet e tyre”.

Turqia, së bashku me vendin tonë, janë të vetmet vende me shumicë muslimane brenda NATO-s, prandaj luan një rol të rëndësishëm si ndërmjetës i marrëdhënieve midis vendeve perëndimore dhe botës arabe.

Ankaraja zyrtare ka ofruar t’i bashkohet koalicionit nëpërmjet pesë avionëve bombardues dhe një nëndetëseje.

Top Channel