Tifozi i ofron banane brazilianit Roberto Carlos

23/03/2011 14:50

Një tifoz i Zenitit ka ofenduar mbrojtësin Roberto Carlos, i cili luan me Anzhin, duke i ofruar nga shkallët e stadiumit një banane.

Siç duket në një foto të publikuar nga një faqe interneti ruse, tifozi i ka drejtuar bananen brazilianit kampion bote në vitin 2002, gjatë ndeshjes që Zeniti luajti ndaj Anzhit.

Gjithsesi, Roberto Carlos ka deklaruar se nuk është ofenduar nga gjesti i të hënës së kaluar: “Në 37 vitet që kam kaluar kam parë nga të gjitha llojet dhe nuk më bën përshtypje një banane. Nëse dikush donte të më fyente me këtë gjë, atëherë shpresoj që ta vrasë ndërgjegja.”

Ndërkohë Zenit ka bërë të ditur se ka nisur një hetim së bashku me policinë për të gjetur tifozin racist.

Top Channel