Ozil: Dua të bëhem një legjendë

23/03/2011 20:15

Mesfushori i kombëtares gjermane dhe Real Madridit, Mesut Ozil, deklaroi se qëllimi i tij është të shndërrohet në një prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit.

”Dua të mbahem mend si një legjendë dhe mendoj se jam në rrugën e duhur drejt plotësimit të këtij objektivi”, deklaroi Ozil, gjatë një konference për shtyp përpara përballjes së “Mannschaft”-it me Kazakistanin, në një ndeshje kualifikuese të Euro 2012.

Ozil foli edhe për progresionin e tij tek gjigantët madrilenë, ndërsa i detyroi përmirësimin e aftësive të tij golashënuese faktit që ka mësuar të përballojë më mirë presionin.

”Jam shumë i lumtur që luaj me Realin e Madridit. Gjërat po më dalin mirë, por po punoj shumë fort për të arritur në nivelin që kam arritur. Kam ende shumë punë për të bërë, por tani e ndiej më pak presionin dhe kjo më ka ndihmuar që të jem edhe më i saktë përpara portës”.

Top Channel