Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Autoritetet kineze po hetojnë një çështje gjigante korrupsioni, pas zhdukjes së një fondit prej 28,5 milion dollarësh, pjesë e buxhetit për ndërtimin e linjave të shpejta të trenave midis Pekinit dhe Shangait.
Ministri Kinez i Hekudhurave u pushua nga detyra pas skandalit të korrupsionit, një muaj më parë. Punimet në linjën super të shpejtë nisën në vitin 2008 dhe pritet të përfundojnë në qershor, një vit përpara afatit të caktuar.
Linja e gjatë 1 318 është një prej investimeve më të rëndësishme që Pekini zyrtar ka bërë ndonjëherë në sistemin e transporteve të vendit.
Megjithatë, një fond prej 28,5 milion dollarësh nuk dihet se për çfarë është përdorur. Përgjegjësit e këtij mashtrimi financiar, në bazë të legjislacionit të vendit komunist, mund të përballen me dënimin me vdekje.
Top Channel