Karzai i lutet talebanëve: Mos sulmoni shkollat

23/03/2011 16:40

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, i drejtoi sot një lutje talebanëve, të cilëve u kërkoi që të mos sulmojmë më shkollat.

Në një deklaratë të mbajtur sot, Karzai deklaroi se nëse talebanët dëshirojnë që të huaj të largohen nga vendi, atëherë duhet të lejojnë fëmijët që të marrin edukimin përkatës.

”Djegia e shkollave është një akt frikacakësh”, deklaroi Karzai përpara kombit. Militantët kanë sulmuar shumë shkolla, më shumë se 400 dhe kanë bërë që shumë të tjera të mbyllen për shkak të frikës.

Tetë milionë afganë janë ende në moshën e shkollës, por shumë prej tyre nuk janë regjistruar. Talebanët kanë sulmuar veçanërisht shkollat e femrave, sepse gjatë drejtimit të vendit prej tyre këto ndaloheshin.

”Mos shkatërroni të ardhmen e këtij kombi të varfër e të vuajtur, që më në fund po sheh përpara disa mundësi”, adresoi lutjen e tij Karzai, në ditën e parë të shkollës, pas përfundimit të pushimeve të Vitit të Ri Afgan.

”Shkollat janë një vend publiku djemtë dhe vajzat tona edukohen se si t’i shërbejnë më mirë kombit. Nëse dëshironi që të huaj të largohen nga vendi, duhet t’i lejojmë fëmijët tanë që të edukohen qetësisht dhe pa frikë”.  

Vetëm më pak se një e treta e popullësisë afgane është në gjendje të lexojë.

Top Channel