Formula 1, çfarë ka ndryshuar në 2011-n

23/03/2011 20:30

Ndërsa sezoni i ri i Formulës 1 do të nisë në fundjavë me garën e Australisë, skuadrat, pilotët dhe spektatorët do të shohin shumë ndryshime në krahasim me sezonin e shkuar.

Sistemi Kers, gomat, krahu u pasëm aerodinamik dhe disa gjëra të tjera kanë ndryshuar, me qëllimin për të bërë edhe më spektakolar Botërorin e sportit automobilistik më të ndjekur në botë.

Gomat – Gjëja e parë që ka ndryshuar është marka e furnizuesit, ne Pirelli-n që do të furnizojë të gjithë makinaat. Megjithatë, pas testimeve të Spanjës, me skuadrat që simuluan një garë të vërtetë, u pa një degradim i shpejtë i gomave.

Pirelli do të vendoset nën presion për të përmirësuar rendimentin e gomave të saj, ndërsa nëse i njëjti standart do të ruhet, është e mundur që në këtë Botëror të Formulës 1 të shfaqen edhe skuadra të vogla, të cilat do të konkurrojnë gjithmonë e më shumë për të arritur një vend në majat e renditjes.

Krahu i pasëm i lëvizshëm – Një tjetër ndryshim i rëndësishëm në makinat e këtij sezoni do të jetë krahu i pasëm i lëvizshëm, i cili do të komandohet nëpërmjet një butoni të ri të vendosur në timonin e pilotit.

Ideja për këtë ndryshim ka ardhur nga bota e aeronautikës, ku sipërfaqja e krahëve të avionëve është një prej sistemeve kryesor që komandojnë ngritjen dhe uljen. Nëpërmjet rritjes apo uljes së rezistencës, pilotët do të jenë në gjendje të modifikojnë shpejtësinë e makinës së tyre pa patur nevojë që të ushtrojnë presion mbi motorin apo frenat.

Sistemi Kers – Sistemi i rikuperimit të energjisë kinetike, i cili është në gjendje t’i shtojë disa kuaj fuqi makinës për një kohë të shkurtër në momentin kur piloti do t’a vendosë, rikthehet në Botërorin e Formulës 1.

Ai u përfshi për herë të parë në njëvëndeshet e Formulës në vitin 2009, por u hoq në vitin 2010, pasi teknologjia e ndryshme e arritur nga skuadrat në përdorimin e këtij sistemi bëri që disa ekipe të kishin një avantazh të padrejtë.

Rregullorja – Ndryshime të tjera i janë bërë rregullores për sezonin që do të nisë në fundjavë. Në bazë të këtyre rregullave të reja, kutia e marsheve nuk mund të ndërrohet për pesë gara e radhë.

Më shumë pushtet do t’i jepet në këtë sezon komisarëve të pistës. Nëse një vit më parë ata mund të jepnin një penalitet “drive-throught”, një masë që detyron makinën me parakalimin në bokse, kompetencat e tyre janë rritur në 2011-n.

Në bazë të shkallës së shkeljeve, komisarët kanë në dorë që të përjashtojnë një pilot nga rendi i mbërritjes ose mund t’a pezullojnë atë nga gara e ardhshme, ndërsa nevoja për “drive-throught” është eliminuar, pasi ndëshkimi në kohë do të bëhet duke i shtuar seconda pilotit në mbërritjen e tij.

Top Channel