F1, Renault “harron” polakun Kubica

23/03/2011 10:40

Gara e parë e sezonit të Formula 1 është në prag dhe skuderitë bëhen gati edhe përsa i përket mjeteve të komunikimit.

Këtë gjë ka bërë edhe Renault. Skuderia franceze ka shpërndarë një broshurë prej 8 faqesh mbi ekipin.

Në këtë broshurë ka informacione mbi cirkuitet, pilotët dhe foto të ndryshme të stafit.

Por, vihet re fakti që mungon emri i Robert Kubica, pilotit polak të kësaj skuderie.

Kubica pësoi një aksident të rëndë përpara një gare Rally.

Top Channel