Ecclestone: Favoritët? Red Bull dhe Alonso

23/03/2011 11:20

Padroni i Formulës 1, Bernie Ecclestone, është shprehur në një intervistë për BBC se Red Bull dhe Fernando Alonso, piloti i Ferrarit, janë favoritët kryesorë për botërorin që do të nisë këtë fundjavë me Cmimin e Madh të Australisë.

“Nga testet e dimrit them se favoritët për të fituar titullin janë pilotët e Red Bull dhe Fernando Alonso”, theksoi Ecclestone.

“Mendoj se Hamilton dhe Button (pilotët e McLaren Mercedes) do të kenë probleme këtë sezon. Gjithsesi besoj se ky kampionat nuk do të dominohet vetëm nga një skuderi apo nga një pilot. Red Bull dhe Ferrari nuk do e kenë të lehtë fitoren këtë vit”, përfundoi padroni i Formulës 1.

Top Channel