
Nëse gruaja ka rrudha, ka ardhur koha për të gjetur një dashnore, ndërsa nëse ato i ka nëna, meriton edhe më shumë dashuri, pasi është provë e mundimeve që ka kaluar.
Kjo është mënyra se si meshkujt i interpretojnë shenjat e dukshme të plakjes tek dy femrat më të rëndësishme të jetës së tyre, gruaja dhe nëna.
Një produkt i ri kundër shfaqjes së rrudhave vendosi të ndërmerret një sondazh personal, për të parë ndikimin e tyre tek meshkujt. 1 000 meshkujt të moshës nga 16-65 vjeç morrën pjesë në anketim, ndërsa shumica e tyre kishte një formim me shkollë të lartë.
Të pyetur për shfaqjen e rrudhave tek njerëzit më të afërt, si nëna apo motra, 58% e meshkujve thanë se nuk i kushtojnë fare rëndësi, 34% i shohin ato me keqardhje dhe dashuri njëkohësisht ndërsa vetëm 9% me shpirt kritik.
Përgjithësisht, rrudhat e nënës konsiderohen si shenjë e lodhjeve dhe vuajtjeve të saj në rritjen e fëmijës, ndërsa ato të babait si provë e mençurisë së tij.
Megjithatë, duke kaluar nga nëna tek gruaja, 45% e meshkujve thonë se e kanë problem të konstatojnë nëpërmjet rrudhave se partnerja e tyre po plaket, ndërsa 28% e shohin me keqardhje një proces të tillë.
Në sondazhin, meshkujt u pyetën edhe për cilësitë që ata dëshirojnë që partnerja e tyre të ketë. 51% e meshkujve shohin si cilësi të domosdoshme përkujdessjen e gruas ndaj familjes, ndërsa 50% duan që ajo të dijë të bëjë të lumtur partnerin e saj.
36% i japin rëndësi optimizmit dhe një buzëqeshje të bukur, ndërsa 19% aftësive kulinare të femrës.
Megjithatë, pasja e një gjoksi të ngritur, një “pjesë e pasme” e denjë dhe dy këmbë të drejta e të tonifikuara janë më të rëndësishme se rrudhat për shumicën e meshkujve, të pyetur për cilësitë fizike të grave të tyre.
Top Channel