Vendi më i mirë për turizëm
22/03/2011 10:30
Zvicra mban vendin e parë si destinacioni më i mirë turistik në një klasifikim të bërë nga World Economic Forum.
Studimi ka marrë në konsideratë 139 vende të botës.
Vendin e dytë të klasifikimit turistik botëror e mban Gjermania, ndërsa në vend të tretë gjendet Franca.
Në dhjetëshen e parë gjejmë edhe vende si Austria, Suedia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Spanja, Kanadaja dhe Singapori.
Top Channel