
Prokuroria Ukrainase lajmëroi sot për hapjen e një hetimi krimindal ndaj ish-presidentit Leonid Kuchma, për vrasjen e famshme të gazetarit Geogiy Gongadze në vitin 2000.
Sipas prokurorëve, ekzistojnë prova se Kuchma abuzoi me pushtetin e tij dhe i dha urdhëra të paligjshme Ministrisë së Brendshme, duke çuar kështu në vrasjen e gazetarit opozitar.
Gongadze, një kritik i betuar i regjimit, u rrëmbye në shtator 2000 dhe trupi i tij pa kokë u gjet disa muaj më vonë në një pyll pranë kryeqytetit Kiev.
Çështja Gongadze shkaktoi protesta masive në rrugët e Ukrainës, por Kuchma, president në vitet 1994-2005, ka mohuar gjithmonë akuzat.
Për momentin, ai ndalohet të largohet nga vendi, ndërsa një proces gjyqësor do të
nisë së shpejti.
Në vitin 2009, policia ukrainase arrestoi një ish-zyrtar të Ministrisë së Brendshme, Olexiy Pukach, i cili pranoi se kishte mbytur me duart e tij Gongandzen dhe më pas i kishte prerë kokën me sopatë, me urdhër të presidentit.
Tre zyrtarë të tjerë të Ministrisë janë duke vuajtur dënime me burgim, në lidhje me këtë çështje. Ish-Ministri i Brendshëm, Yuri Kravchenko, u vra në vitin 2005 me dy plumba pas koke.
Nëse Kuchma do të shpallet fajtor, ai rrezikon të kalojë pjesën e mbetur të jetës së tij në burg.
Top Channel