Siri, protestat hyjnë në ditën e pestë

22/03/2011 19:15

Me qindra njerëz marshuan në protesta sot në Jugun e Sirisë, ndërsa manifestimet anti-qeveritare hynë në ditën e tyre të pestë.

”Liri, paqe”, “Duam bukë, por edhe demokraci”, ishin parrullat kryesore të hedhura nga protestuesit, në protestat e zhvilluara në dy qytete paralelisht, në Dera dhe Nava, pranë kufirit me Jordaninë.

Siria është vendi i fundit arab që është përfshirë në revoltat që kërkojnë demokratizimin e vendit.

Presidenti Bashar al-Assad drejton prej 11 vitesh vendin, pasi zëvendësoi babain që vendosi një regjim despotik për tre dekada përpara tij.

Katër persona u vranë të premten në përballjet me policinë në qytetin e Derës, ndërsa një fëmijë 11-vjeçar gjithashtu ndërroi jetë, i mbytur nga gazi lotsjellës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta