Salehi: Jemeni drejt luftës civile

22/03/2011 13:55

Presidenti jemenas Ali Abdullah Saleh ka deklaruar se në Jemen mund të shpërthejë një luftë civile për shkak të përpjekjeve të një “grushti shteti” kundër regjimit të tij.

“Ata që duan të ngjiten në pushtet përmes grushteve të shtetit duhet ta dinë se një gjë e tillë është e padiskutueshme. Vendi do të hynte në destabilitet dhe situata mund të degjenerojë në një luftë civile, në një luftë të përgjakshme”, ka deklaruar Salehi.

Reagimi i tij vjen pasi oficerët e ushtrisë jemenase shprehën të hënën mbështetjen e tyre ndaj protestuesve pro-drmokracisë.

Në rrugët e qyteteve janë vendosur autoblinda ushtarake nga të dyja anët. Dy ushtarë raportohet të kenë vdekur sot në përleshjet mes ushtrisë dhe Gardës së Republikës, në qytetin jug-lindor të Mukallës.

Një nga figurat kyce të forcave të armatosura, gjenerali Ali Mohsen al Ahmar, për një kohë të gjatë mbështetës i presidentit, njoftoi dje kalimin nga ana e protestuesve.

Top Channel