
Komuniteti rom në Korçë ka protestuar kundër diskriminimit racial duke denoncuar edhe rastin e dëbimit të dhunshëm nga barakat e romëve në kryeqytet.
Me një protestë paqësore fëmijë dhe të rritur kanë mbledhur firma kundër racizmit dhe diskriminimit të komunitetit me ngjyrë.
Duke kërkuar përkrahje nga instancat shtetërore, por edhe me shumë përpjekje për integrimin e këtij komuniteti, romët kanë mbajtur parrulla kundër racizmit dhe kanë shpërndarë fletpalosje për ndërgjegjësim qytetar.
“Diskriminimi nuk ka vend, por ne sot jemi për t’i bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe organizatave për të mbështetur komunitetin romë dhe t’i themi ‘stop’ diskriminimit racial”, është shprehur Erjon Jakupi, kordinator i “Roma Activ”.
Komuniteti i romëve në Korçë ka zgjedhur ditën ndërkombëtare kundër racizmit për të kërkuar më shumë të drejta.
Top Channel