Platini rizgjidhet president i UEFA-s

22/03/2011 20:00

Michel Platini fitoi sot për një mandat të dytë në drejtimin e UEFA-s, në një proces zgjedhor ku u votua vetëm pro ose kundër tij, pasi asnjë kandidat rival nuk u paraqit përballë francezit.

Pas numërimit të rezultateve në Kongresin e UEFA-s në Paris, Platini deklaroi: “Pas zgjedhjes sime përpara katër vitesh, falenderimet kryesore iu drejtuan miqve të mi të vjetër.

Isha i mbushur me emocione dhe nostalgji, kështu që falenderova të gjithë ata që më kishin qëndruar pranë gjatë të gjithë jetës. Sot mund të falenderoj drejtuesit e të gjithë Federatave, thellësisht nga zemra ime, për besimin e treguar ndaj meje”.

Platini u shndërrua në president i FIFA-s në Kongresin e Dyseldorfit, në vitin 2007, pasi mundi me vetëm dy vota diferencë drejtuesin 16-vjeçar të UEFA-s, Lennart Johansson.

Pesë zëvendëspresidentët e UEFA-s do të jenë turku Erzik, spanjolli Villar, anglezi Thompson, qiprioti Lefkaritis dhe italiani Abete.

Top Channel