Massa: Makina është e besueshme

22/03/2011 11:00

Felipe Massa, piloti i Ferrarit, është shprehur në blogun e tij se makina që do të ketë në dispozicion në këtë sezon të Formulës 1 është “e besueshme”, edhe pse ka pranuar se ka ende vend për përmirësim.

“Makina duket e besueshme, por kjo nuk mjafton. Duhet që të jetë edhe e shpejtë. Gjithsesi unë ndihem i përgatitur dhe kam besim para fillimit të kampionatit këtë fundjavë”, shkroi braziliani.

Përsa i përket gomave Pirelli që do të përdoren për herë të parë nga të gjitha skuderitë këtë sezon, Massa theksoi se nuk ka probleme për sjelljen e tyre në temperaturë.

“Personalisht nuk kam probleme me nxehjen e gomave të reja, gjë që e kisha shumë problem sezonin e kaluar me Bridgestone”, përfundoi Massa.

Top Channel