Libia kalon natën e tretë nën zjarr

22/03/2011 08:40

Qeveria e Libisë deklaron se shumë civilë janë vrarë në natën e tretë të sulmeve ajrore nga forcat e koalicionit, që po përpiqen të përforcojnë zonën e ndalim-fluturimit.

Shpërthime dhe sulme kundër-ajrore janë dëgjuar pranë kompleksit të kolonelit Muammar Gaddafi në kryeqytetin Tripoli.

Luftimet mes forcave besnike të liderit libik dhe rebelëve kanë vazhduar gjithashtu, pavarësisht shpalljes së një armëpushimi nga qeveria.

Në lindje, trupat smbrapsën një avancim të rebelëve jashtë qytetit të Ajdabijas, ndërkohë që në qytetin Misurata rebelët deklarojnë se janë sulmuar nga trupat qeveritare.

Ndërkohë, presidenti Barack Obama ka deklaruar se SHBA do ta dorëzojnë komandën e operacioneve, në mënyrë që roli i aleatëve në no-fly-zone të ndahet.

Top Channel