Libia, Gates: Sulmet do reduktohen

22/03/2011 14:20

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates ka parashikuar se luftimet në Libi do të reduktohen në ditët e ardhshme.

Ndërsa ministri rus i Mbrojtjes, Anatoli Serdiukov, pas takimit të zhvilluar me Gates, iu ka bërë thirrje palëve të përfshira në konflikt që t’i japin fund dhunës.

“Për fat të keq ngjarjet tregojnë se në këtë vend kanë nisur aksionet ushtarake, për shkak të të cilave janë dëmtuar struktura civile dhe kanë humbur jetën civilët”, ka deklaruar Serdiukov.

Por nga ana tjetër, Gates është përgjigjur duke theksuar se, “sulmet ajrore në Libi po bëhen në bazë të rezolutës së OKB-së”.

Libia u zgjua sot pas natës së tretë të sulmeve. Burime qeveritare lokale deklarojnë se nga bombardimet kanë humbur jetën 4 civilë, të gjithë fëmijë.

Top Channel