
Ministria e Jashtme Kineze reagoi agresivisht, ndërsa komentoi me përbuzje spekulimet sipas të cilave Pekini ka vendosur censurë dhe po pengon hyrjen në faqen gmail, shërbimit e-mail të Google.
”Kjo është një akuzë e papranueshme”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë, Jiang Yu, një ditë pasi drejtuesit e gjigantëve të internetit i akuzuan zyrtarisht.
Google bëri të ditur se pavarësisht testimeve të hollësishme, u provua se asnjë problem teknik nuk kishte, prandaj i vetmi shpjegim për kompaninë ishte ndërhyrja e autoriteteve për të dëmtuar shërbimet e saj në Kinë.
Sipas kritikëve, këto “probleme teknike” koinçiduan me fillimin e një fushate, e cila kërkonte organizimin e protestave anti-qeveritare, të ngjashme me ato të vendeve arabe.
Top Channel